Hahn: Data reale për liberalizim është viti 2020
Komisionari Johannes Hahn bëri të ditur se data reale për liberalizim të vizave për Kosovën është viti 2020, raporton "Zeri.info".
"Nëse e krahasojmë gjendjen me Ukraninën dhe Gjerogjinë atyre u është dashur 1 vit e gjysmë të marrin liberalizimin. Tash i mbetet Këshillit të Ministrave të vendosë dhe të kërkojë nga ju që të keni durim edhe për disa muaj. Këto janë rregullat që aplikohen për çdo gjë në BE. Jemi duke punuar shumë, por nuk është diçka që mund ta bëjmë për një ditë dhe kjo është edhe në interes të shtetit e të gjithë qytetarëve që të jenë të barabartë në Evropë", tha Hahn në një konferencë për media.
Mirëpo kur u pyet nga gazetarët se pse nuk po ndodh liberalizimi edhe pasi Kosova i ka plotesuar të gjitha kriteret, Hahn tha se viti 2020 është datë reale për liberalizim.
"Data 2020 mbetet reale por mund të jetë edhe në herët, mos mbeteni peng i kësaj", tha Hahn/Zeri.