Viti i ardhshëm, edhe më i komplikuar për çështjen e vizave

Aktuale December 03, 2018 - 12:22
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Meqë gjatë vitit që vjen pritet të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian, Ismajl Kurteshi ka konsideruar se 2019-a do të jetë vit më i vështirë për liberalizimin për Kosovën, shkruan gazeta "Zëri".

“Zgjedhjet që do të organizohen në BE gjatë vitit të ardhshëm natyrisht që e komplikojnë gjendjen, nuk e thjeshtësojnë. Por megjithëkëtë institucionet e Kosovës duhet të insistojnë që kjo e drejtë e qytetarëve të Kosovës të realizohet sa më parë. Jemi vendi i vetëm në Evropë që jemi të izoluar”, ka nënvizuar ai.

Sipas Taulant Kryeziut, kryetar i Bordit Ekzekutiv të institutit EPIK, disa ngjarje që pritet të ndodhin përgjatë vitit të ardhshëm në BE do ta bëjnë situatën të paqartë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Vitin tjetër skenari është jo fort i qartë, duke e ditur që prej janarit e kemi Rumaninë, e cila e udhëheq Presidencën e BE-së. Mandej është çështja e Brexitit nga marsi, pastaj janë zgjedhjet për Parlament Evropian në maj dhe realisht kjo e bën pak të paqartë skenarin tonë”, ka theksuar ai./ZËRI