Qytetarët me një mesazh të fuqishëm për Hahn

Aktuale December 03, 2018 - 10:34
Lexoni më shumë lajme nga vendi

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Drenasit, Xhavit Drenori dhe disa aktivistë të tjerë sot kanë vendosur banere me mesazhe për liberalizimin e vizave për komisionarin Johannes Hahn i cili sot do ta vizitojë Kosovën. Këto banere u vendosën tek hyrja afër Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Me këtë rast Drenori për mos plotësimin e kritereve për vizat ka fajësuar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë që përgjegjës janë po ata, raporton “zëri.info”.

Në baner është shkruar: "Mirë se erdhe në Kosovë Hahn. Ne aplikojmë reciprocitetin në Kosovë, kështu që të duhet vizë për të hyrë brenda. Për vizë të duhen 45 dokumente të ndryshme si dhe 35 euro". /ZËRI

Image