A është pro bashkimit kombëtar dhe kur pritet të ndodhë kjo, sipas Bamir Topit?

Aktuale November 29, 2018 - 15:13
Lexo Detajet

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, ka realizuar një intervistë për gazetën “Zëri”.

Ndër temat e shumta që u pyet ai, ishte edhe çështja e bashkimit kombëtar, transmeton zeri.info.

Për këtë, ai ka thënë se nuk ka shqiptar nuk e dëshiron. Megjithatë, sipas tij duhet të shikohet konteksti dhe për këtë, ai ka thënë se ka pamjaftueshmëri të komunikimit, bashkëpunimit institucional e ekonomik.

“Nuk besoj të ketë shqiptar që të mos e dojë bashkimin e trojeve. Nuk besoj. Fakti që jemi në prag të festës kombëtare, secili mund ta ëndërrojë bashkimin e trojeve shqiptare. Problemi është në ç’kontekst, ku jemi dhe në ç’kohë jetojmë? Jetojmë në një kohë kur shqiptarët mund ta realizojnë bashkimin e tyre gati çdo ditë. Çka thashë pak më parë, kemi një pamjaftueshmëri të komunikimit, të bashkëpunimit institucional, të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Topi.

Për të, bashkimi i trojeve shqiptare bëhet në ditën kur Kosova dhe Shqipëria anëtarësohen me të drejta të plota në BE.

“Unë besoj që ditën që Shqipëria dhe Kosova do të jenë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian (dhe kjo varet nga shqiptarët vetë, nuk varet nga evropianët), ajo ditë për mua do të jetë bashkim i trojeve shqiptare sepse kufijtë do të jenë virtualë. Në rast se do ta themi një pjesë me folklorizëm, unë besoj që nuk është e mjaftueshme për këtë, se duhet ta themi, duhet ta deklarojmë, por vështirë se e realizojmë.”, ka deklaruar ai./ZERI