Asamblistët e komunave veriore nënshkruajnë rezolutë për ndërprerje të komunikimit me Prishtinën

Aktuale November 27, 2018 - 11:01
Lexo Detajet

Katër kryetarët e komunave veriore me shumicës serbe kanë thirrur sot një mbledhje të jashtëzakonshme që është shoqëruar me dorëheqjen e kryetari të Komunës Veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq, shkruan Gazeta Express.

Siç shkruan portali ‘Kosev’, përveç dorëheqjes së Rakiqit, asamblistët e katër komunave të cilët ishin të pranishëm në këtë mbledhje kanë nënshkruar një rezolutë sipas të cilës kërkohet ndërprerja e të gjitha kontakteve me Prishtinën zyrtare.

Dorëheqja e Rakiq thuhet të ketë ardhur si pasojë e zhvillimeve të fundit dhe arrestimit të disa personave të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Edhe nënkryetari i Listës Srspska, Milan Radojicic, është në kërkim nga Policia e Kosovës.

Dorëheqja e Rakiqit është shoqëruar me duartrokitje, ndërsa pas kësaj është lexuar teksti i rezolutës për ndërprerje të komunikimit me Prishtinën.