MPJ-ja nuk jep detaje rreth lobimit për INTERPOL

MPJ-ja nuk jep detaje rreth lobimit për INTERPOL

Aktuale nëntor 16, 2018 - 11:16
Detajet

Pavarësisht se nuk ka mbetur as edhe një javë deri te votimi i kërkesës së Kosovës për t’u anëtarësuar në INTERPOL, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka pranuar në asnjë formë që të japë detaje rreth shteteve të cilat do ta mbështesin Kosovën dhe as për procesin në tërësi, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Gazeta “Zëri” ka provuar të marrë një qëndrim nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me këtë çështje, porse askush nga ky dikaster nuk ka pranuar të përgjigjet.

LEXO EDHE: Rruga sekrete drejt INTERPOL-it

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka thënë shkurt për gazetën se çdo deklarim rreth kësaj çështjeje i sjell dëm procesit në fjalë.

“Jemi para Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo prononcim yni mund ta dëmtojë procesin duke e parë betejën që po e bën Serbia kundër nesh”, ka deklaruar shkurt Vuniqi. /ZËRI