Kurti për ardhjet e reja në VV: Zyrja jonë nuk i zë kaq shumë veta

Kurti për ardhjet e reja në VV: Zyrja jonë nuk i zë kaq shumë veta

Aktuale nëntor 15, 2018 - 19:44
Lexo Detajet

Në Lëvizjen Vetëvendosjë ka filluar muaji i anëtarësimeve të reja, i cili do të zgjatë deri më 15 dhjetor.

Përmes një statusi në Facebook, kryetari i Lëvizjes Albin Kurti ka bërë të ditur se mbi 40 persona iu shtuan Lëvizjes në degën në Prishtinë dhe pasi që aq veta nuk i zuri Zyra e Qendrës në kryeqytet, ata u pritën në selinë qendrore të VV-së, transmeton zeri.info.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot filluam muajin e anëtarësimeve të reja në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, që do të vazhdojë deri në 15 dhjetor, si fushatë për zgjerimin intensiv. Mbi 40 anëtarë të rinj u shtuan në radhët e Lëvizjes në Prishtinë. Zyra e Qendrës sonë në Prishtinë nuk i nxë kaq shumë veta, andaj bashkë me kryetarin e Qendrës, z. Arben Vitia, i mirëpritëm anëtarët e rinj në selinë qendrore të VETËVENDOSJE!-s.

Këto anëtarësime janë rezultat i punës së mirë të strukturave tona, sepse një aktivist i mirë është ai që afron shumë anëtarë të rinj.