Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Parashikimi i motit për nesër në Kosovë

Aktuale nëntor 13, 2018 - 21:50
Lexo detajet!

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër do të mbajë mot me diell dhe re të shpërndara.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-14 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.

“Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, thuhet tutje në njoftim.