Protestojnë banorët e lagjes “Ulpiana”, zyrtarët nga komuna shkojnë me policë
Aktuale
October 16, 2018 - 14:30
Lajmet e fundit nga vendi!
Me vendimin e ri të Komunës së Prishtinës, kontinjerët e mbeturinave në lagjen “Ulpiana”, janë duke u vendosur shumë afër banesave kolektive në këtë pjesë. Këtë gjë janë duke e kundërshtuar banorët e lagjes për shkak se përveç kundërmimit të mbeturinave banorët po rrezikohen edhe nga grumbullimi i qenve dhe kafshëve tjera endacake, raporton “Zëri.info”.
Sipas banorëve të kësaj lagje vendosja e këtyre kontinjerëve afër banesave po ua pamundëson edhe jetesën.
Sot zyrtarë të Komunës është dashur që të marrin me vete edhe policinë e Kosovës për shkak të kundërshtimit të vazhdueshëm për vendosjen e kontinjerëve nga banorët e këtyre banesave.
“Zëri.info”, ju sjell fotografi dhe video nga kjo lagje. /ZËRI