Brnabiq – Thaçit: Mjaft fole për Preshevën, durimi jonë ka fund

Brnabiq – Thaçit: Mjaft fole për Preshevën, durimi jonë ka fund

Aktuale tetor 12, 2018 - 14:13
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Kryeminstrja serbe, Ana Brnabiq ‘ka urdhëruar’ përfaqësuesit e Kosovës që të ndalojnë së foluri për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, shkruan B92.

Ajo ka thënë se ‘më mirë është të flitet se si mund të përmirësohen raportet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe se si të arrihet një kompromis’.

Brnabiq, në këtë mënyrë, siç shkruajnë mediat serbe, i është kundërpërgjigjur presidentit Hashim Thaçi i cili ka thënë se ‘ka pranuar mbështetjen e presidentit francez Emmanuel Macron lidhur me mundësinë e korrigjimit të kufijve”, gjë e cila nënkupton bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si tërësi me Kosovën.

“Më duhet të them se duhet të ndalojmë së foluri këto gjëra pasiqë nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe ju lutem mos të shkojnë edhe më tutje, ndoshta pretendojnë territore edhe më në qendër të Serbisë”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se Serbia po mundohet të tregohet fleksibile, e durueshme dhe tolerante në dialog, por se ‘çdo gjë ka një kufi’. /Periskopi/