LDK: Çdo minutë po punojmë që ta rrëzojmë qeverinë

Aktuale October 12, 2018 - 11:31
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po vazhdon të zotohet se shumë shpejt do ta rrëzojë qeverinë aktuale, ndonëse deri më tash nuk ka marrë ndonjë veprim konkret, raporton "Zëri.info".

Në një konferencë të mbajtur për media sot, deputeti i LDK-së, Naser Rugova, tha se ky subjekt do të angazhohet në çdo moment që ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. 

“Qëndrimi LDK-së është i qartë, zgjedhje të reja, legjitimitet elektoral, vazhdojmë tutje. Dihet qëndrimi zyrtar i LDK-së, zgjedhje sa më parë. Jemi duke punuar çdo minutë që e më parë këtë qeveri ta dërgojmë në shtëpi”, theksoi Rugova.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme LDK nuk mori pjesë fare në takimin e thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takim ky i thirrur për harmonizim të qëndrimeve rreth rezolutës për dialogun./Zeri