Kosova paraqitet në Austri pa fusnotë, Serbia dhe Spanja braktisin konferencën

Kosova paraqitet në Austri pa fusnotë, Serbia dhe Spanja braktisin konferencën

Aktuale tetor 11, 2018 - 17:43
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

delegacioni i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Serb u largua të enjten, së bashku me një delegacion të Parlamentit Spanjoll, nga një Konferencë Ndërparlamentare mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së në Vjenë, për shkak të mënyrës së prezantimit të Kosovës në tubim, transmeton "Zëri.info".

Delegacioni serb udhëhiqet nga Kryetari i Komitetit Zarko Obradoviq.

Delegacionet parlamentare serbe dhe spanjolle protestuan kundër paraqitjes së Kosovës me flamur dhe pa fusnotë, sipas një deklarate nga Parlamenti serb.

Konferenca po zhvillohet në kuadër të Presidencës gjashtëmujore të Republikës së Austrisë në Këshillin e Bashkimit Evropian. /ZERI