Haradinaj del nga takimi i thirrur nga Veseli
Foto: Driton Bublaku

Haradinaj del nga takimi i thirrur nga Veseli

Aktuale tetor 11, 2018 - 11:56
Detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sapo ka dalë nga takimi që po mbahet mes pozitës dhe disa partive opozitare, ku po diskutohet për dialogun, raporton zeri.info.

Haradinaj me këtë rast ka thënë shkurt para gazetarëve që takimi është duke vazhduar ende, ndërkohë ka lënë të nënkuptohet që do të kthehet sërish në këtë mbledhje.

Ndërkohë, në mbledhjen ku po diskutohet për harmonizim të qëndrimeve rreth rezolutës së dialogut, pos pozitës, po marrin pjesë edhe dy partitë opozitare, PSD-ja dhe Alternativa./Zeri