Juncker: Integrimin e Ballkanit po e vonojnë kufijtë, mund të ketë luftë të re

Aktuale October 05, 2018 - 14:35
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të tregoj seriozitet sa i përket çështjes së Ballkanit Perëndimor, duke shprehur shqetësimet e tij se në këtë rajon të Ballkanit mund të ri ndizet përsëri një konflikt i njëjtë me atë të viteve 90-ta.

“Nëse në këtë peizazh shumë kompleks të Evropës nëse krijojmë përshtypjen se nuk jemi serioz në lidhje me perspektiven evropiane dhe pranimin e Ballkanit Perëndimor në BE, më vonë ose ndoshta edhe më herët, do të përjetojmë atë që ndodhi në Ballkan në vitet 1990”, ka deklaruar Juncker në fjalimin e tij të mbajtur në një organizim të quajtur “Për një Evropë Politike Botërore”, raporton gazeta gjermane ‘Die Presse’, transmeton Gazeta Express.

LEXO EDHE: Mustafa: Po bëhemi gati për zgjedhje, në dialog nuk e mbështesim as Thaçin as Haradinajn

Megjithatë sipas tij rruga për integrim të Ballkanit Perëndimor në  BE është ende e gjatë.

“Sido që të jetë futja e vendeve të Ballkanit Perëndimor si (Bosnja, Shqipëria, Serbia , Maqedonia, Mali i Zi dhe Kosova) në Bashkimin Evropian do të zgjasë shumë” ka shtuar ai.

Sipas tij progresi që po bëjnë këtë vende për anëtarësim nuk është i mjaftueshëm.

“Në disa vende ka progres, megjithatë ai progres nuk është i mjaftueshëm”, ka deklaruar tutje Juncker.

Juncker thotë se deri në vitin 2025 nuk do të mund të anëtarësohet Ballkani Perëndimor si tërësi në Bashkimin Evropian, si pasojë e konflikteve që kanë këto shtete të rajonit me kufijtë.

Çështja e kufijve është ri aktualizuar së fundi, pas prezantimit të idesë së Hashim Thaçit për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjë që u kundërshtua fuqishëm.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se prekja e kufijve do të nënkuptonte luftë, ndërkohë edhe shumë ish-diplomatë të cilët e njohin brishtësinë e Ballkanit Perëndimor kanë thënë se çdo prekje e kufijve do kishte pasoja fatale për rajonin.