Vëzhguesit e MOST kanë denoncuar dy vërejtje

Aktuale September 30, 2018 - 10:28
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Qytetare MOST në një konferencë për mediat, njoftoi të dhënat e para nga nisja e procesit të votimit.

Të gjitha vendvotimet që i vëzhgon Most janë hapur në kohë dhe procesi i votimit zhvillohet pa probleme.

Megjithatë vëzhguesit e MOST denoncuan 2 vërejtje.

Në hyrjen e objektit në qendrën e votimit me numër 0631 në komunën e Demir Hisarit ka grafit me përmbajtje fyese.

Ndërkohë në një vendvotim në Komunën e Strumicës është ndërprerë votimi për 50 minuta për shkak se lambat Ultravjollcë nuk kanë qenë funskionale.

Pas intervenimit të KZK-së votimi ka vazhduar në orën 08:30. /AlsatM/