Ministri serb tregon se çka mund të ndodhte sikur Vuçiq të vizitonte Banjën e Skenderajt
Foto: Laura Hasani

Ministri serb tregon se çka mund të ndodhte sikur Vuçiq të vizitonte Banjën e Skenderajt

Aktuale shtator 23, 2018 - 18:35
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Brendshme  i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka folur lidhur me vizitën e fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë dhe për anulimin e vizitës së tij në Banjë të Skenderajt.

Sipas ministrit serb,  e gjithë atmosfera u krijua për të përgatitur një incident.

“Fillimisht thanë që Vuçiq të mos vijë në Ujman, kërcënuan me arrestimit dhe se do të kalojë si Marko Gjuriq… Kur Presidenti vendosi të fillojë vizitën nga Ujman, atëherë kjo krijoi një reaksion zinxhiror të autoriteteve të Prishtinës. U shqetësuan pse presidenti donte të tregonte se ne mund të ndërtonim një jetë më të mirë për njerëzit poshtë, me mesazhe të mira dhe të qeta. Kur dështoi ndalimi i autoriteteve të Prishtinës, atëherë ndodhi një incident në fshatin Banjë. Protestat u orkestruan dhe u organizuan. Kishte edhe informacione të inteligjencës se disa individë kishin armë. Nuk e dimë nëse kjo do të shkaktonte përfshirjen e një numri të madh të njerëzve me armë”, ka thënë Stefanoviq, për gazetën serbe “Kurir”.

Stefanoviq arsyeton mos shkuarjen e Vuçiqit në Banjë, duke thënë se “kur keni një profil të tillë të njerëzve, veteranëve të luftës, ‘ish-anëtarë të organizatave terroriste’, kjo mund të çojë në përdorimin e armëve të zjarrit dhe e gjithë situata të përshkallëzohej”, përcjell Telegrafi.

“Kjo është arsyeja pse presidenti vendosi të mos rrezikojë popullatën e Banjës, sepse ai nuk shkoi për të rënduar pozicionin e tyre, por për t’i ndihmuar”.

Më tej, ministri serb ka thënë se presidenti Vuçiq gëzon mbështetje absolute nga partitë dhe qeveria për zgjidhje e çështjes së Kosovës.

“Ende është duke u kërkuar zgjidhja, sepse, siç e shihni, nuk ka gatishmëri as te shqiptarët, as në BE. Të gjithë për vite me radhë na kanë shtyrë që të dalin me një lloj zgjidhjeje dhe kur ne fillojmë ta kërkojmë në çfarëdo drejtimi – asgjë nuk bëhet”.

Ai ka thënë gjithashtu se kërkesa e palës kosovare se Asociacioni do të formohet kur të anëtarësohet Kosovë në OKB, “tregon se dikush nuk po e mban fjalën”.