Diplomati amerikan thotë se Kosova mund të shkojë shpejt në zgjedhje

Diplomati amerikan thotë se Kosova mund të shkojë shpejt në zgjedhje

Aktuale shtator 23, 2018 - 16:13
Lexoni më shumë detaje

Nuk do të ishte punë me mend afatizimi i negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, të paktën derisa nuk kemi diçka të prekshme me të cilën kjo punë do të mund të përmbyllej.

Kështu në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve FoNet, deklaroi ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd Kyle Scott, i cili konsideron se, duke pasur parasysh dinamikën globale të vitit të ardhshëm, “ky është një rast i mrekullueshëm që të arrihet përparim dhe kjo s’duhet lëshuar”.

Diplomati amerikan ka precizuar se në mot do të mbahen zgjedhje për Parlamentin Evropian, “ndërsa ka mundësi që zgjedhje të ketë edhe në Kosovë dhe Serbi”.

– Gjendja në këtë rajon është gjithmonë e ndërlikuar”, ka vlerësuar Scotti duke e quajtur përparim faktin se “dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nga faza paraprake teknike ka kaluar në një fazë të re, tepër të ndërlikuar, në të cilën flitet për një marrëveshje më të gjerë gjithëpërfshirëse.

Së këndejmi, shtoi ai, nuk mund të pajtohet me vlerësimet se negociatat kanë ngecur.

Scott thotë se SHBA-të nuk janë drejtpërdrejt të inkuadruara në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, porse “me rëndësi është që të përqendrohemi në marrëveshjen dhe zgjidhjet gjthëpërfshirëse”.

“Ka ide, disa janë të suksesshme, disa jo, e sipas mendimit tonë, është me rëndësi t’u jepet mundësi dhe hapësirë liderëve të Serbisë e të Kosovës që të bisedojnë, të jenë fleksibilë dhe kreativë dhe të arrijnë te zgjidhja e qëndrueshme, që do të mund të zbatohet dhe që do të jetë e pranueshme për qytetarët e të dy vendeve”, tha ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott. /Express