Dëshmi se në UÇK kishte edhe ushtarë 14 vjeç

Dëshmi se në UÇK kishte edhe ushtarë 14 vjeç

Aktuale shtator 20, 2018 - 15:40
Lexo detajet

Teksa në aktakuzën e Prokurorisë së Shtetit ka dalë në pah se në listat e personave që gëzojnë privilegjin e veteranit të UÇK-së janë edhe fëmijë që kishin lindur mes viteve 1990 deri më 1999, në fakt, në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ka pasur edhe fëmijë 14-vjeçar që kanë qenë pjesëmarrës në luftë.

Njëra prej tyre, siç dokumentohet nga një storie e agjencisë së lajmeve Associated Press e realizuar më 1998, është një vajzë 14-vjeçare me emrin Shota.

Në këtë storie, e cila ndodhet ende në kanalin e internetit Youtube, Shota deklaron se në UÇK është si pjesë e policisë ushtarake.

“Mirëpo kur duhem në fronte të tjera, më duhet të luftoj edhe atje”, deklaronte Shota, më 1998.

14-vjeçarja Shota po vijonte mësimet në një shkollë në Gjermani, kur kishte vendosur që t’i bashkohej UÇK-së në Kosovë ku në radhët e ushtrisë së shqiptarëve etnik ishte edhe babai i saj. /Insajderi