Reagon OVL-UÇK: Publikimi i listave të veteranëve, veprim kundërligjor
Foto: Driton Bublaku

Reagon OVL-UÇK: Publikimi i listave të veteranëve, veprim kundërligjor

Aktuale shtator 19, 2018 - 15:42
Lexo detajet

OVL- UÇK ka një kërkesë për veteranët që u kanë dal emrat në listat e veteranëve mashtrues, raporton “Zëri.info”.

Zyrtarë nga Organizata e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL- UÇK), përmes një konference për media janë deklaruar për rastin e publikimit të listave me emrat e veteranëve mashtrues, raporton “Zëri.info”.

“Sot kryesia e OVL ka marrë një vendim për listat publike nga prokuroria për listat e veteranëve të rrejshëm. Në bazë të komunikatës ne vlerësojmë që prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë shkelje ligjore pa u dhënë mundësi atyre që emrat kanë publik te mbrojnë veten”, ka thënë kryetari i OVL- UÇK, Hysni Gucati.

Tutje ai ka kërkuar një rivlerësim të këtij procesi nga ana e Qeverisë së Kosovës, raporton tutje “Zëri.info”.

“OVL-UCK kërkon nga Qeveria e Kosovës të bej një rivlerësim të këtij procesi përmes një komisioni qeveritar. Kërkojmë nga veteranët që deri në një vendim tjetër të mos ndërmarrin asnjë veprim tjetër”, ka thënë tutje ai

Ne anën tjetër sekretari i OVL- UÇK Nasim Haradinaj ka thënë që Prokuroria Speciale ka rrejt në rastin e hulumtimit të dosjeve të veteranëve të UCK-së.

“Prokuroria me një fjalë ka rrejt. E gjithë kjo është bërë për të kompromentuar procesin. Kemi disa komandantë që kanë njollos fytyrën e komandantëve tjerë”, ka thënë Hatadinaj.

Publikimi i këtyre listave me emrat e veteranëve ne publik ka ngjallur reagime të shumta për shkak se shumë persona që e kanë gjetur veten në listat e veteranëve të rrejshëm e po pretendojnë që janë veteranë të vërtetë. /Zëri

Image 
Image 
Image