Haradinaj: Kosovës po i vijnë lajme të mira
Aktuale
September 13, 2018 - 12:23
Lexoni më shumë detaje
Pak pasi qeveria e Kosovës votoi projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar lajme të mira për Republikën e Kosovës, raporton zeri.info.
“Kosovës po i vijnë lajme të mira. Ushtria si lajm i shumëpritur si dhe
Parlamenti Evropian do të votojë pwr heqjen e vizave për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”.
Ndërkohë, ndonëse qeveria mori vendim sot për ta votuar projektligjin për ushtrinë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është pozicionuar kundër këtij vendimi, pasi sipas tij, një hap i tillë duhet të ndërmerret vetëm në koordinim të plotë me faktorin ndërkombëtar./Zeri