Avdullah Hoti deklarohet për pjesëmarrjen e Teuta Rugovës në seancë

Aktuale September 04, 2018 - 14:37
Lexoni më shumë detaje

Të gjithë partitë opozitare kanë bojkotuar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, raporton “Zeri.info”.

E vetmja deputete nga radhët e opozitës që ishte e pranishme në sallën e Kuvendit, ishte deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.

Në lidhje me pjesëmarrjen e saj në këtë seancë ka reaguar edhe shefi i grupit parlamentar të këtij subjekti politik, Avdullah Hoti, përcjell “Zeri.info”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Hoti ka thënë se pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës, transmeton më tutje “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Hotit pa ndërhyrje:

Pjesëmarrja e deputetes Teuta Rugova në seancën e sotme është në kundërshtim me qëndrimin e LDK-së, i cili qëndrim është bërë publik para fillimit të seancës.

Secili deputet i LDK-së duhet të kontribuojë në debatin ku përcaktohen qëndrimet e Grupit Parlamentar të LDK-së, dhe ka obligim t’i respektojë ato qëndrime.