Emërohet zëdhënësja e PSD -së

Aktuale September 03, 2018 - 13:10
Lexo tjera detaje

Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se ka emëruar Natyra Kuçin zyrtare për komunikim, në përputhje me nenin 62 të Statutit të PSD-së.

“E lindur më 1992, Natyra Kuçi ka kryer studimet pasdiplomike në fushën e Menaxhmentit të Përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Me përvojë pune në fushën e marrëdhënieve me publikun, Natyra Kuçi është asambleiste nga radhët e Partisë Socialdemokrate, në Kuvendin Komunal të Deçanit.