Ish-pjesëtarët e Brigadës 113 kërkojnë pastrimin e listave të veteranëve

Aktuale September 03, 2018 - 11:40
Lexo tjera detaje

Ndonëse në numer shumë të vogel ish-pjesëtarë të UÇK-së të Brigadës 113 “Mujë Krasniqi’, kanë protestuar  me kërkesë për largimin e veteranëve të rremë nga lista e përfituesve të pensioneve dhe shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, raporton Zëri.info

Përfaqësuesi i kësaj proteste Faik Zogaj tha se duhet të merren masat për ata që kanë keqpërdorur listat.

“Falcifikatort duhet të vihen para drejtsis,

Sylejman Selimi ëshë duke u mbajtur padrejtësisht për shkak të listës të vërtet me13 mijë veteran që ai e posedon nëse deri më datën 24 nuk merren parasysh kërkesat do të shkojmë në secilën shtëpi, për të i bërë të ditur ata që kanë kërpëdorur më statusin e veteranit, nëse ka nevojë të ndalin dhënien e parave deri sa këto lista të pastrohen”, tha ai.

Hazir Qitaku, komunadant në kërë brigad tha se ka dy mënyra sesi duhet të pastrohen këto lista

“UNMIK ka bërë regjistrimin e veteranëve, kalimi i TMK në FSK ku qdo ushtarë i vërtet e ka marrë vërtetimin, kemi ushtarët lindjes dhe Maqedonisë, nuk ka ushtarë që ka pas pushkën që nuk e ka vendimin e TMK-së, komisioni i ka futur familjatët e tyre, në zonën e llapit ka qenë vetëm dy femra ndërsa tani ka numër të madhe” tha ai.

Ndërsa tani veteranët e kësaj brigade është duke i pritur në takim kryetari i kuvendi Kadri Veseli./ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image