Largimi i Reshitaj 'trazon' Qeverinë, paralajmërohen zgjedhjet në shtator
Aktuale
August 01, 2018 - 22:13
Lexo detajet
Pak kohë më parë ka dhënë dorëheqje ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj. Menjëherë pas kësaj dorëheqje kanë ardhur edhe reagimet nga opozita. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë që pas këtyre dorëheqjeve pritet që në shtator të ketë zgjedhje, shkruan “Zëri.info”.
LEXO EDHE: Zyrtare: Jep dorëheqje Albena Reshitaj
“Qeveria po dorehiqet, ministrat po u bejshin ambasadora, zavendesministrat drejtora ne ministrite perkatese, varesisht prej zanatit. Ne shtator zgjedhje”, ka shkruar Bajrami në një postim në “Facebook”.