Zyrtare: Jep dorëheqje Albena Reshitaj

Aktuale August 01, 2018 - 21:21
Lexo detajet

Ka dhënë dorëheqje ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Albena Reshitaj. Këtë gjë e ka konfirmuar vet kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, shkruan “Zëri.info”.

Sipas Haradinaj kjo dorëheqje ka ardhur për motive personale.

LEXO EDHE: Pacolli i kërkon zyrtarisht kryeministrit Haradinaj shkarkimin e ministres Albena Reshitaj

Ja njoftimi i plotë i Haradinajt:

Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional. /ZËRI