Ky është vendimi i LDK-së dhe PSD-së, për ftesën e Kadri Veselit
Foto: Laura Hasani

Ky është vendimi i LDK-së dhe PSD-së, për ftesën e Kadri Veselit

Aktuale korrik 22, 2018 - 19:49
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar për nesër në takim liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar mbi dialogun me Serbinë.

Në ftesën e Veselit dërguar partive, theksohet se spektri politik në Kosovë, duhet të jetë i konsoliduar, unik dhe i përgatitur për fazën finale të bisedimeve me Serbinë.

Mirëpo, një ftesë të tillë nuk është se e kanë mirëpritur partitë opozitare.

LEXO EDHE: Rexhep Selimi tregon se a do ti përgjigjet ‘Vetëvendosje’ ftesës së Kadri Veselit

E kundër takimi të thirrur nga Veseli është shprehur edhe deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se koha është për tryeza ku do të diskutohet për zgjedhje të parakohshme në vend.

“Ne sjemi servis i tyre, kur të ju duhemi në raste, të shëndrrohemi në makina të votimit. Sot 42 deputetë shqiptar udhëheqin vendin me pakicat destruktive kurse nga 58 deputetët tjerë shqiptarë presin tiu rrimë gaditu me votat tona në keqeverisjen, zhvatjen dhe zhbërjen e shtetit. Koha është për tryezë për zgjedhje e jo për zgjidhje”, shkruan Avdyli.

Ndërkaq nga Partia Socialdemokrate ende nuk kanë ndonjë qëndrim për këtë takim.

Zëdhënësi i kësaj partie, Shkodran Hoti, tha të dielën për lajmi.net, se PSD-ja ende nuk ka ndonjë qëndrim për ftesën e Veselit, dhe se një gjë e tillë do të vendoset në organet e partisë.

Kujtojmë se organizimin e tryezës së rradhës me partitë politike ku do të diskutohet për dialogun me Serbinë, tash e një kohë e ka paralajmëruar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që ka bërë të qartë qëndrimet e veta se nuk është koha për zgjedhje të parakohshme në vend.