Uran Ismaili: Ka qenë vendim i Kadri Veselit për ta rregulluar shëndetësinë

Uran Ismaili: Ka qenë vendim i Kadri Veselit për ta rregulluar shëndetësinë

Aktuale korrik 18, 2018 - 21:05
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka folur për sektorin shëndetësor në vend.

Ai ka treguar se ka qenë vendim direkt i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta rregulluar gjendjen në shëndetësi.

Sipas tij, kjo tani po bëhet dhe rezultatet kanë nisur të shihen me heqjen e listave për stentim.

“Ka qenë vendim direkt i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për ta rregulluar shëndetësinë”, ka thënë Ismaili duke shtuar “Prandaj edhe këtë herë, ai ka qenë insistuesi që PDK ta marrë këtë ministri. PDK ka bërë reforma të mëdha në arsim dhe infrastrukturë, dhe këto shihen me shkolla të reja dhe autostrada moderne. Këtë herë ka qenë radha që ta ndreqim shëndetësinë. Prandaj, unë e kam marrë me shumë përgjegjësi këtë detyrë pasi që e di që jo vetëm partia pret shumë nga unë, por i gjithë populli”, ka thënë ministri Ismaili.