Murati kritikon partitë opozitare që bojkotuan Kuvendin

Aktuale July 13, 2018 - 11:14
Lexo detajet

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bojkotuar sot seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, derisa deputetë nga Partia Socialdemokrate nuk kanë shkuar fare në seancë, shkruan “Zëri.info”.

Veprimi i fundit i dy partive opozitare ka marrë shumë kritika si nga deputetët po ashtu edhe nga shoqëria civile.

Artan Murati nga KDI përmes llogarisë së tij në “Facebook”, ka kritikuar veprimet e dy partive opozitare në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë i Muratit:

Kritika te ashpra ka marr bojkoti i deputetëve të LDK-së, pasi ata  vetëm janë regjistruar për marrjen e meditjeve dhe janë larguar.

Artan Murati 13 mins • Vazhdon avazi i vjeter. Salla e Kuvendit pothuajse e zbrazet. Dy Grupe Parlamentare opozitare nuk jane fare ne Kuvend: LDK e leshoj, e PSD as qe erdhi fare. Deputetet e mazhorances tu mbajte fjalime kush po e bllokon Kuvendin. Kryefjale: meditjet. Efikasiteti: minimal.