Nëse mbahen zgjedhjet ja kush do të fitojë sipas KDI-së

Aktuale July 04, 2018 - 12:46
Kjo parti del të jetë fituese nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani!

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë publik një anketë me qytetarë të Kosovës në të cilën pyeten ‘Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diele cilin subjekt politik do e votonit?, ndërsa nga rezultatet e kësaj ankete Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) del të jetë fituese me 30.8 % të votave.

Në anën tjetër 23 % për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), 21.2%, për Lëvizjen Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 10.4%, përcjell “Zëri.Info”.

Sipas këtij publikimi që ka bërë KDI më më pak përqindje të votave dolën të jenë Nisma Socialdemokrate me 6.4 %, Partia Socialdemokrate (PSD) me 2.4% dhe Lista Serbe me 2%.

Përqindja e qytetarëve të cilët refuzuan votimin ishte 11.6%.

Image