Presidenti Thaçi takon ambasadorët e Kuintit për t'u koordinuar për dialogun

Presidenti Thaçi takon ambasadorët e Kuintit për t'u koordinuar për dialogun

Aktuale qershor 19, 2018 - 17:21
Lexo detajet

Presidenti Hashim Thaci, ka pritur sot në takim ambasadorët e vendeve te Kuintit, të cilët i njoftoi për ftesën që ka pranuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së Frederica Mogherini për takimin e ri në Bruksel, shkruan “Zëri.Info”.

Ashtu sic thuhet në njoftimin për media përfaqësuesit e shteteve të Kuintit e kanë rikonfirmuar së do ta përkrahin Kosovën në fazën përfundimtare të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve në mes të dyja shteteve.

Më poshtë lexojeni njoftimin e plotë:

"Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur ambasadorët e vendeve të Kuintit, ambasadorin Delaëie të SHBA-së, ambasadorin O'Connell të Britanisë së Madhe, ambasadorin Chabert të Francës, ambasadorin Sardi të Italisë, zëvendësambasadorin Voss të Gjermanisë dhe shefen e Zyrës së BE-së, Natalyia Apostolova.

Presidenti Thaçi i njoftoi ambasadorët se e ka pranuar ftesën e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, për takimin e ri në Bruksel, të dielën më 24 qershor.

Përfaqësuesit e shteteve të Kuintit rikonfirmuan përkrahjen e tyre për fillimin e fazës përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve.

"Kosova është e gatshme për dialog dhe për normalizim të marrëdhënieve", u shpreh presidenti Thaçi, duke theksuar nevojën e një përfshirjeje sa më të gjerë të partive politike, shoqërisë civile dhe mediave./Zëri