Agim Bahtiri uron sot festën e Fitër Bajramit

Aktuale June 14, 2018 - 13:45
Detajet

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme përmes një komunikate për media i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, festën e “Fitër Bajramit”, transmeton “Zëri.info”.

Ja urimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të besimit islam,

Të nderuar prijës të Bashkësisë Islame,

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, si kryetar i Komunës, në emrin tim personal dhe në emër të bashkëpunëtorëve të mi, të gjithë qytetarët e besimit islam të Komunës dhe drejtuesit e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, ju përgëzoj për sakrificën që keni  bërë për përmbushjen e obligimeve kuranore, për përkushtimin për të treguar adhurimin, devotshmërinë dhe dashurinë tuaj  ndaj Zotit të plotfuqishëm. 

Besoj se ju besimtarë të fesë islame, këtë festë të madhe po e kremtoni në kushte dhe rrethana shumë më të mira se deri tash dhe në një qytet që ka ndryshuar pamjen tërësisht për të mirë.

Jam i bindur se të udhëhequr nga parimet e mira e të drejta të fesë islame, ju edhe në të ardhmen do të jepni kontributin tuaj të pa zëvendësueshëm për paqe e tolerancë midis qytetarëve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike, si dhe  për të krijuar klimë mirëbesimi, për të ndërtuar një ardhmëri më të mirë për fëmijët tanë këtu në Mitrovicë, për çka edhe ne si drejtues të Komunës po punojmë me përkushtim dhe angazhim maksimal.

Në fund, edhe njëherë uroj që festën ta kremtoni të gëzuar e të lumtur, duke e lutur Zotin e Madhërishëm që begatia dhe harmonia të mbretërojnë gjithmonë në familjet tuaja. /ZËRI