EULEX-i me mision të papërmbushur në Kosovë

EULEX-i me mision të papërmbushur në Kosovë

Aktuale maj 25, 2018 - 23:03
Kërkohet Gjykatë Speciale kundër korrupsionit!

Më 14 qershor, Misioni i Bashkimit Europian për sundim të ligjit në Kosovë, pritet të ndryshojë mandatin dhe praninë e tij.

EULEX-i pritet të shndërrohet në një mision këshillëdhënës dhe të lirohet nga fuqitë ekzekutive.

Por, hollësitë janë ende duke u diskutuar nga Bashkimi Europian.

Ndërsa dhjetë vjet pas vendosjes në Kosovë, sipas VOA, njohësit e fushës së sundimit të ligjit thonë se misioni i tij mbeti i pa përmbushur, përballë pritjeve të qytetarëve të Kosovës.