Shpend Ahmeti ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e Prishtinës
Aktuale
May 13, 2018 - 17:20
Këtë njoftim duhet ta lexoni të gjithë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se nesër fillohet me rregullimin e kanalizimit fekal në rrugën “Meto Bajraktari”.
Përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", Ahmeti ka treguar se kjo rrugë do të mbyllet për automjete që nga ora 07:00 në mëngjes.
Ky është postimi i plotë:
Nesër fillojmë me rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Meto Bajraktari”, përballë objektit të Komunës së Prishtinës.
Për këtë arsye, nga ora 07:00 në mëngjes, kjo rrugë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve.
Falënderojmë qytetarët për mirëkuptim, dhe i ftojmë që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative deri në përfundimin e punimeve.