Lekaj: Zgjedhjet në afatin ligjor ose me dakordim
Ndonëse zyrtarë të AAK-së e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në tryezën e përbashkët të partive politike e thirrur nga LDK, nënkryetari i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se LDK-ja duhet të përcaktohet nëse është për të diskutuar për çështjet e mëdha apo për zgjedhjet e parakohshme, raporton "Zëri.info".
“Tani disa individë duhet të përcaktohen, nëse janë për diskutime të gjera e për konsensus mbarështetëror, për disa tema nacionale apo janë me idenë elektorale në çdo ditë të jetës politike të tyre e për Kosovën aspak nuk u intereson”, ka deklaruar ai për “Zërin”.
LEXO EDHE: Haliti: Nuk duhet të marrim pjesë në takim
Sipas Lekajt, zgjedhjet janë të parapara me Kushtetutë dhe ato do të organizohen vetëm duke u bazuar në afatin kushtetues ose me dakordim të koalicionit.
“Kushdo që në këto momente të Kosovës kërkon zgjedhje nuk e bën ketë që është duke iu dhimbsur Kosova, sepse vendi asnjëherë më parë nuk ka pasur qeveri më dinamike, porse kjo dinamikë dikujt i duket dëm për ta në kuptim elektoral. Prandaj insistojnë me çdo kusht në zgjedhje”, ka shtuar ai. /Zëri/