Lajm i mirë për kategoritë e dala nga lufta nga Shpend Ahmeti

Lajm i mirë për kategoritë e dala nga lufta nga Shpend Ahmeti

Aktuale prill 16, 2018 - 17:53
Ja çfarë vendimi mori ai

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes rrjetit social “Facebook”, ka njoftuar se sot ka nënshkruar kontratat për dhënien e banesave për kategoritë e dala nga lufta, transmeton ‘Zëri.info”.

LEXO EDHE: Ahmeti ka një 'super lajm' për Prishtinën

Ahmeti ka bërë të ditur se nga ky program i Komunës së Prishtinës do të përfitojnë familjet më meritore.

“Sot, nënshkrova kontratat për 50 banesa për kategoritë e dala nga lufta. Pas një procesi disa mujor familjet më meritore do të përfitojnë nga ky program i Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij zyrtar. /Zëri/