Vuçiq: Nuk është vetëm faji i shqiptarëve që nuk u krijua Asociacioni

Aktuale March 23, 2018 - 23:51

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas takimit në Bruksel se në takim me Thaçin e Mogherini as që është përmendur krijimi i Asociacioni të Komunave Serbe.

“I kemi diskutuar të gjitha të tjerat, pos Asocicaionit dhe kjo nuk mund të jetë vetëm faj i shqiptarëve. Për 5 vjet përfundojnë edhe luftërat më të ashpra e nuk u krijua Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq duke e konsideruar fyerje deklaratën e Haradinajt se nuk ka pasur kohë të merret me këtë çështje.