Nait Hasani: Nuk pajtohem me Demarkacionin

Aktuale March 20, 2018 - 21:27
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani tha se Marrëveshja e deklarata e përbashkët e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi ka ofruar mundësinë për zgjidhjen e problemit të Demarkacionit, por sipas Hasanit kjo deklaratë e përbashkët e dy presidentëve dëshmon se ka gabime në Marrëveshjen e Vjenës.

Ai ka thënë se duhet të ketë konsensus politik, raporton "Zëri.info". 

“Unë nuk pajtohem me demarkacionin, por do jem në shërbim të qytetarëve dhe votuesve të mi që të kenë një jetë më të mirë në vend e tyre”, ka deklaruar Hasani. /Zëri/