Enver Hoxhaj ‘godet’ LDK-në dhe VV-në

Enver Hoxhaj ‘godet’ LDK-në dhe VV-në

Aktuale mars 14, 2018 - 13:40
Hoxhaj tha se pozitës i nevojitet VV për të votuar Demarkacioni

Zëvëndëskryeministri i Kosoves, Enver Hoxha, njëherësh deputet  nga  rradhët e PDK-së, gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se ky 100 ditësh i qeverisë Haradinaj nuk mund të ndërroj nëse nuk u jepet përgjigje tri temave të mëdha, me ç’rast ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që ta votoj demarkacionin me Malin e zi, raporton “Zëri.info”.

“Të parës temë që duhet të i jepet zgjidhje, mund të jetë pas 24 orësh, 48 orësh apo një jave.  Ajo që e ka karakterizuar qeverinë ka qenë fakti që partitë që kanë qenë në opozitë kanë ndjekur politikën opozitare”, tha Hoxha.

Me këtë rast edhe Hoxha foli për çështjen e ushtrisë, temë kjo e cila u bë debat në seancën e sotme. Edhe ai potencoi se LDK dhe Vetëvendosje nuk ishin të gatshme të votojnë këtë proces.

“Në vitin 2013 ne e kemi humbur shancën me votu një proces që do t'i siguronte Kosovës çështjen e ushtrisë. Ky është fakt dhe LDK nuk mund të iu ik fakteve të saj. As LDK e as VV nuk kanë qenë të gatshme të përmbyllin procesin e ushtrisë. Kjo është fakt. Ka të dhëna publike”, tha ai.

Gjithashtu Hoxha tha se arsyja pse ai po e përmend këtë rast tha se pozitës i nevojitet ndihma e Vetëvendosjes që ta votojnë çështjen e Demarkacionit.

“Ju ftoj sot që atë ditë atë seancë ta shëndërrojmë në një seancë festive ta përmbyllim çështjen e kufirit me Malin e Zi, nëse nuk votojnë deputetët shqiptar ne do të kërkojmë mbështjetjen e serbëve”, theksoi Hoxha./ZERI