Publikohet dokumenti ''Fëmijëria pa dhunë, një e drejtë themelore''

Aktuale March 13, 2018 - 11:38

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojten e fëmijëve KOMF përmes një konference për media ka bërë publikimin e dokumenti

 “Fëmijëria pa dhunë një e drejtë themelore”, raporton Zëri.

Klevis Vaqari nga koalicioni KOMF tregoi që publikimi përshkruan të drejtën themelore të fëmijëve për tu rritur pa dhunë dhe në ambientë të sigurt.

“61.4% e fëmijëve kanë përjetuar dhunë dhe abuzim, 59% e fëmijevë kanë përjetuar dhunë psikologjike dhe 24% kanë përjetuar ndëshkim fizik,” deklaroi ajo, transmeton Zeri.info.

Sipas saj ligjet qëndrojnë mirë mirëpo referimet lëjnë për të dëshirar.

“Fëmijët deklarojnë se nuk dinë ku të referojnë por nuk kanë edhe besim, në anën tjetër është edhe skepticizmi për zgjidhjen e rasteve të dhunës,” tha ajo.

Në fund ajo dha edhe rekomandimet e saj për zgjidhjen e këtij problemi:

 “Rekomandohet fushat vetëdijësimi në nivel nacional drejtuar poplullatës së gjerë dhe insitucioneve për mbrojtjen e fëmijëve, si dhe nxitja e vetraporimit nga fëmijët dhe bashkmoshatarët po ashtu edhe krijimi i një linje të re pa pagesë,” shtoi ajo.

Elita Kabashi nga organizata “Save the Children” tregoi për rolin e organizatës duke thënë: “Vizioni ynë është një vizion që qdo fëmi të gëzoj të drejën për mbrojtje.”

Ajo tregoi edhe për programin për disiplinën e përgjithshme.

“Është programi i parë dhe përfshinë fëmijët prej 0-18 vjet, mendoj që qeveria duhet të bëjë më shumë për parandalimin e ndëshkimit trupor” tha ajo, raporton tutje Zeri.info.

Platforma avokuese “Miqët e fëmijevë” ku përfaqsuse ishte Leze Qena  tregoi për prezencën e dhunës në familje.

“Më ka ra rasti me pa shumë nëna që mllefin e tyre e shfaqin tek fëmijet, andaj i lus nënat të flasin me zë të ulët kur e kritokojnë fëmijët e tyre,” tha ajo.

Sipas saj abuzimet janë gjeja më kriminale në jetë.

“Në jemi ata që kuptojmë më tepër, zakonisht fëmija mësimet i merrë prej prindërve,” përfundoi ajo. /Zëri

Image