Ndërpritet seanca, vazhdon nesër
Foto: Driton Bublaku

Ndërpritet seanca, vazhdon nesër

Aktuale mars 13, 2018 - 11:44
Kjo është arsyeja!

Në mungesë të kuorumit seanca parlamentare e paraparë të mbahet sot është shtyer për ditën e nesërme raporton “Zeri.info”.

Pas, takimit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha se në këto rrethana seanca plenare nuk mund të vazhdoj.

“Në rrethanat në të cilat jemi, vazhdimi i seancës do të jetë ditën e nesërme me pikat e njëjta”, tha shkurt Veseli.

Seanca ishte paraparë që të mbahej për tu votuar  rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale./ZERI