Një prej gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë gjendet në Gërmi

Një prej gjarpërinjve më të rrezikshëm në botë gjendet në Gërmi

Aktuale mars 11, 2018 - 19:43
Ky lloj i gjarprit mësohet të jetë më i rrezikshmi që jeton në Evropë

Një nga llojet më të rrezikshme të gjarpërinjve është fotografuar së fundmi në Parkun e Gërmisë.

Bëhet fjalë për llojin Vipera Ammodytes, i cili konsiderohet të jetë helmues vdekjeprurës.

Kjo lloj specie jeton në Ballkan dhe në Lindje të Mesme.

Ky lloj i gjarprit mësohet të jetë më i rrezikshmi që jeton në Evropë.

Këtë e ka bërë të ditur, Jusuf Islami, një aktivist i shoqërisë civile, i cili ka thënë se i njëjti është fotografuar në Gërmi.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes kur kalojnë nga Gërmia.