Seanca fillon me përplasje mes kryeministrit dhe deputetëve të opozitës

Aktuale March 01, 2018 - 11:04
Seanca plenare ka filluar me përplasje të ashpër mes kryeministrit Haradinaj dhe deputetëve të opozitës

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kërkuar shfuqizimin e vendimit për rritjen e pagës së kryeministrit dhe kabinetit të tij e po ashtu rritjen e pagave për 4% të punëtorëve në sektorin publik dhe rritjen e skemës sociale për 20%, raporton “Zeri.info”.

Ata kane kërkuar që ky vendim të shfuqizohet menjëherë.

Avdullah Hoti shef i grupit parlamentar të LDK-së në emër të partisë ka kërkuar anulimin e këtij vendimi dhe që projektligji për pagat të sillet në Kuvend.

Image

"Vendimi për rritjen e pagave është i pamatur. Meqenëse paga e kryeministrit është dyfishuar atëherë edhe pagat e gjithë qytetarëve duhet të rriten. Ne kërkojmë që të anulohet ky vendim menjëherë dhe të sillet në Kuvend ligji për pagat”, ka thënë ai.

Image

 

Kurse edhe lëvizja Vetëvendosje ka përkrahur LDK-në.

Albulena Haxhiu nga lëvizja “Vetëvendosje”, thënë se ky vendim është i gabuar.

Image

“Kemi propozuar shfuqizimin e vendimit për pagat. Dhe asistenca sociale të përshtatet në varësi të lëvizjes së çmimeve”, ka thënë ajo, raporton “Zeri.info”.

Atyre u është përgjigjur kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili tha se nuk mund të jetë ne rregull që kryeministri e kryeprokurori të radhiten ne numër 69 në listën e pagave.

“Rritja e pagave të kabinetit qeveritar ka ndodh me një vendim të Qeverisë dhe si i tillë ka mundësuar nivelizimin e pagave. Numër 69 është kryeministri juaj në bazë të pagës që merr. Nëse është në rregull kështu pajtohem, por në bazë të barrës që mban kryeministri s’mund të jetë numër 69. Ky vendim i rritjes së pagave unë e kam parë vlerësimin e AKK-së dhe pres sido që të vendos gjykata. Po e lëmë kryeministrin e ministrat, por kryeprokurorin ta lëmë në numrin 69? Ndërsa sa i përket skemës sociale i kemi obligim s’jemi lavdëruar asnjëherë me to”, ka thënë ai. /ZËRI/

Image

Image