Krasniqi: Të mërkuren ratifikohet Demarkacioni

Krasniqi: Të mërkuren ratifikohet Demarkacioni

Aktuale shkurt 24, 2018 - 14:27

Memli Krasniqi beson se demarkacioni me Malin e Zi, merr epilog të mërkurën, në seancën që pritet të mbahet për të tretën herë radhazi për këtë çështje. Ai thotë se më i rëndësishëm ka qenë konsensusi në mes të partive shqiptare, derisa i ka ftuar edhe deputetët e tjerë që t’i bashkohen kësaj marrëveshjeje.

LEXO EDHE: Lajmërohet Avdullah Hoti, flet për takimin e koalicionit qeverisës

Në një përgjigje për Express, shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi,  thotë se angazhimet e Kryetarit Veseli që gjatë gjithë javës ka kërkuar konsensusin për ratifikimin e demarkacionit me te gjitha palët, sot përfundimisht kane rezultuar me sukses të plote, sepse është arritur pajtimi për të shkuar ne seance te dakorduar

LEXO EDHE: Abdixhiku: ‘Republika fiton sot’

Zyrtari i lartë i PDK’së thotë se pas takimit me kryeministrin Haradinaj, Veseli ka biseduar edhe me përfaqësuesit e LDK-se dhe tanimë dallimet minore qe kane ekzistuar dje janë te tejkaluara.

LEXO EDHE: Ministrja Hoxha: Arritja e konsensusit është lajm i shumëpritur

“Ne besojmë se te mërkurën ratifikimi do të përmbyllet me sukses”, shprehet Krasniqi.

Siç thekson ai,  më i rëndësishëm ka qenë konsensusi i gjerë ndemjet partive politike shqiptare dhe tani thotë se presin që këtij konsensusi t'i bashkohen edhe deputetët e tjerë, për te arritur shumicën e nevojshme për ratifikim.

LEXO EDHE: Hoxhaj: E mërkura dita e ratifikimit të Demarkacionit

LDK ishte përplasur edhe dje në Kuvend me Ramush Haradinajn. Kundërshtitë kishin të bënin rreth raportit të Bulliqit. LDK refuzonte që në votim të dalë edhe raporti i Bulliqit, derisa Haradinaj insistonte që kjo të ndodhte. 

Megjithatë duket se sa i përket kësaj çështjeje palët më në fund kanë arritur të dakordohen

LEXO EDHE: Deda: Në fund të vitit qytetarët do të lëvizin lirshëm