Lajmërohet Avdullah Hoti, flet për takimin e koalicionit qeverisës

Aktuale February 24, 2018 - 14:06
Ja çfarë thotë ai për këtë takim

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti e ka mirëpritur gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së në lidhje me ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Abdixhiku: ‘Republika fiton sot’

Sipas tij kjo marrëveshje i hap rrugë lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm në BE, ndërsa ai i bën thirrje edhe Lëvizjes Vetëvendosje që t`i bashkëngjitet këtyre partive dhe ta votojnë këtë marrëveshje.  

LEXO EDHE: Krasniqi: Të mërkuren ratifikohet Demarkacioni

Ja postimi i plotë i tij:

Lidhja Demokratike e Kosovës e mirëpret gatishmërinë e partive të koalicionit për të pranuar propozimin e LDK-së lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Kjo e hap rrugën që sa më parë në Kuvendin e Kosovës të ratifikohet kjo marrëveshje dhe të kërkojmë nga BE-ja që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm, sikurse qytetarët e vendeve të tjera të rajonit.

LDK-ja fton edhe Vetëvendosjen të bashkohet në ratifikimin e kësaj marrëveshjeje që është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. /ZERI/