Sheshel: Po të mos akuzohesha nga Haga do të mendoja se s’kam luftuar mjaftueshëm

Aktuale February 24, 2018 - 12:17

Lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel, ka kujtuar kohën kur është thirrur nga Tribunali i Hagës.

Ai ka thënë se mezi ka pritur që të ftohet për t’u akuzuar, përndryshe – nëse nuk do të akuzohej – “do të mendoja se nuk kam bërë mjaftueshëm”, njofton Klan Kosova.

“Kanë kaluar 15 vjet qysh nga atëherë, por më kujtohet si sot se isha në pritje për të shkuar në Hagë. Do të isha shumë i pafat nëse nuk do të akuzohesha. Do mendoja se roli im në luftë nuk ka qenë domethënës fare”, ka deklaruar Sheshl, në një intervistë për televizionin Pink.

“Por, më e rëndësishmja është se isha i vendosur ta arrija këtë fitore”.