Veseli flet edhe për çështjen e kufirit me Serbinë

Veseli flet edhe për çështjen e kufirit me Serbinë

Aktuale shkurt 21, 2018 - 16:01
Ja çfarë thotë Kadri Veseli për demarkimin e kufirit me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë sot se Kosova do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe se qytetarët duhet të lëvizin shpejt lirshëm drejt vendeve të BE-së.

Veseli këto komente i bëri me rastin e përmbylljes së “Projektit të binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës”, nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

“…Do t’i kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE- së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin se Kosova është shtet i pavarur e sovran”, ka thënë Veseli.