Qëndrimi i PDK-së për demarkacionin

Qëndrimi i PDK-së për demarkacionin

Aktuale shkurt 21, 2018 - 14:02
Ja çfarë i konfirmoi PDK ambasadorit Delawie

Shefi i Grupit Parlamentar, Memli Krasniqi ka zhvilluar një takim me ambasadorin e SHBA-ve në Prishtinë, Greg Delawie.

Në këtë takim, Krasniqi ia ka konfirmuar edhe një herë ambasadorit amerikan qëndrimin e vazhdueshëm dhe të PDK-së dhe Grupit Parlamentar pro ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, duke e theksuar si çështje me rëndësi të veçantë për qytetarët e vendit.

Krasniqi theksoi se është e rëndësishme arritja e konsensusit politik në vend për të kaluar këtë proces, dhe shprehi bindjen se ky konsensus do të rritet.

Nga ana e tij, ambasadori Delawie theksoi rëndësinë që ka për qytetarët ratifikimi i kësaj marrëveshje.Image