Kërkohet seancë për emërimet politike në administratë

Kërkohet seancë për emërimet politike në administratë

Aktuale shkurt 13, 2018 - 13:32

Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari- Lila dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, kanë iniciuar sot një nismë përmes së cilës kërkohet caktimi i një seance plenare për krijimin e një komisioni hetimor për emërimet e shërbyesve të lartë civil në administratën shtetërore.

Nisma e marrë nga deputetja Kusari-Lila dhe Sejdiu është mbështetur edhe nga deputetë të tjerë dhe kështu ajo sot do t`i  dërgohet sekretariatit të Kuvendit për t`u proceduar më tutje.

Sipas Kusari-Lilës, emërimet që janë bërë në administratën shtetërore janë politike dhe se me këto emërime është duke u rrezikuar humbja e 75 milionë eurove nga Bashkimi Evropian për përmbushjen e obligimeve për reformat në administratën publike.

“Është një nismë e imja dhe e deputetit Dardan Sejdiu për të filluar një seancë plenare për Komision Hetimor për emërimet e shërbyesve të lartë civil në administratën shtetërore. Kemi vërejtur me ardhjen e kësaj qeverie një politizim të skajshëm të gjitha pozitave, ndërhyrje dhe natyrisht një mungesë të seriozitetit në raport me institucionet shtetërore. Kosova është duke rrezikuar humbjen e 75 milionë eurove, asistencë të drejtpërdrejtë nga Bashkimi Evropian si rrjedhojë e mos përmbushjes së obligimeve për reformë të administratës publike”.

Përveç komisionit hetimor në seancë do të kërkohet edhe votimi i një rezolute e cila obligon qeverinë në ndërmarrjen e masave në raport me këto emërime.“ ….si Kuvend i Kosovës të votojmë një rezolutë e cila do të jetë obligative për qeverinë në ndërmarrjen e masave në raport me këtë proces”.

Image 
Image 
Image