'Strache nuk ka thënë ''Kosova është Serbi'''

'Strache nuk ka thënë ''Kosova është Serbi'''

Aktuale shkurt 11, 2018 - 21:07
Mësojeni se kush thotë kështu

Gazeta serbe, Politiko, raportoi sot se zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, të ketë thënë që Kosova është pjesë e Serbisë.

Ndërsa zëdhënësi i tij, Martin Glier, ka deklaruar se shefi i tij nuk ka thënë në asnjë moment “Kosova është Serbi”, shkruan Krone.at.

“Austria e ka njohur Kosovën si një prej vendeve të para. Austria përkrah perspektivën evropiane edhe të Kosovës edhe të Serbisë. Ky është orientimi i Qeverisë Federale dhe asgjë nuk ka për të ndryshuar”, ka thënë Glier, përcjell Klan Kosova.

“Kosova e pavarur është një fakt dhe realitet dhe Austria e ka njohur atë”.

LEXO EDHE: Qeveria reagon pas deklaratave të zëvendëskancelarit austriak

Glier ka shtuar se Strache është i mendimit që të gjendet një kompromis për minoritetin serb në Kosovë, me një status të autonomisë, si shembull Tiroli i Jugut.

Sipas tij Austria duhet të luajë rolin e ndërmjetësuesit neutral dhe të kontribuojë për paqe afatgjatë në Ballkan dhe një afrim mes Prishtinës dhe Beogradit.

Image