Kadaj e Haxhiu kërkuan të vendosen bashkë në qelinë e burgut, por policia nuk i la!

Aktuale January 20, 2018 - 22:58

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj Bujupi ka folur për shoqërinë e saj me kolegen, Albulena Haxhiu.

Kadaj ka thënë në një emision televiziv se është me fat që ka një mike si Albulena, me të cilën edhe ishte në qendrën e paraburgimit në Lipjan.

“Është mikja ime më e mirë, njihemi prej 2010 por angazhimi ynë, veprimet tona si opozitë na kanë afruar edhe më shumë dhe do të vazhdojmë rrugëtimin tonë jo vetëm si aktiviste politike e kolege deputete por edhe si mike. Kemi njoftuar familjet jemi taku, ajo me fëmijët e mi unë me të saj dhe nuk kalon ditë pa komuniku të paktën me një ‘Cka bone’ në Viber”, ka thënë Kadaj.

Ajo ka lavdëruar Haxhiun për kurajën që tregoi derisa ishte në burg, duke lënë jashtë e vegjël.

“Ajo përvec politikane shumë e mirë është nënë e jashtëzakonshme që kujdeset për Malin e Tomorin. Por më shumë jep për vetvetes për Kosovën, këtë e ka trashëguar nga gjyshi i saj, dhe jam me fat që e kam taku dhe kam bashkëudhëtuar me të. Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, edhe periudhën e arrestimeve, ku nuk na kanë lënë të jemi në një qeli bashkë, ajo kishte djalin e vogël ende në gji sa ishte në burg, por e përballoi me fuqi e guxim”, ka theksuar Kadaj.

Kurse Haxhiu ka thënë se para se të bëheshin mike kishte krejt përshtypje tjetër për Donikën, e cila i dukej e rezervuar dhe e vështirë për komunikim.

“Para kësaj kohe kisha përshtypje tjetër për Donikën, më dukej person më i rezervuar dhe pak më vështirë me komuniku me të, përshtypja ime ka qenë e gabuar pasi ajo është shumë e shoqërushme, e hareshme dhe këmbëngulëse në atë që do me qu përpara. Donika ka qenë në paraburgim në Lipjan dhe pastaj policia më arrestoi edhe mu, unë në atë kohë kërkoja të më vendosin me një dhomë me Donikën sepse komunikonim se çka po ndodh jashtë por s’na lanë. Na vendosën në dhomat përballë njëra tjetrës dhe mund ta shihnim njëra tjetrën vetëm përmes një vrime të vogël nga e cila bisedonim gjatë tërë natës. Kur Donika u lirua dhe unë mbeta brenda akoma ishte shumë ftohtë e unë s’kisha asgjë me veti, ajo mi la të gjitha rrobat e librat. Jam me fat që je mikja ime, uroj të jesh kështu gjithmonë”, ka thënë Haxhiu.